Featured

VIDEO/ Vendosin Benzema dhe Asensio, Reali mposht Juventusin në Pasadena

Reali i Madridit triumfon me rezultatin 2-0 ndaj Juventusit në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nën një atmosfere fantastike të krijuar nga mbi 90 mijë tifozë në shkallët e “Rose Bowl Stadium”, në Pasadena të Kalifornisë, ishin të besuarit e Ancelottit ata që bënë diferencën me lojë e rezultat.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19’ nga sulmuesi kryesor i Los Blancos, Karim Benzema, i cili ekzekutoi saktë një penallti, duke mposhtur gardianin italian Mattia Perin.

Në pjesën e dytë trajnerët përkatës bënë shumë ndryshime, megjithatë Reali ia doli të shënojë edhe golin e dytë me anë të Marcos Asensio, pas një aksioni mjaft të bukur.

Kur jemi dy javë larg startit të sezonit si në Spanjë, ashtu edhe në Itali, Reali konfirmohet në formë mjaft të mirë, ndërsa Allegri ka ende punë për të bërë, për kolaudimin e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency