VIDEO/ Veprim i ulët i tifozit bardheblu, përdor fiksen e zjarrit mbi shkodranët
Rivaliteti mes Tiranës dhe Vllaznisë në fushë vazhdon prej vitesh, ndërsa më i madh është ai mes tifozëve të dy skuadrave të famshme të futbollit shqiptar.
Shkodranët kanë udhëtuar të shumtë drejt kryeqytetit ditën e sotme dhe u panë aktiv gjatë pjesës së parë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.
Gjatë pushimit mes pjesëve ka ndodhur një episod i rrallë. Një nga tifozët bardheblu ka përdorur fikset e zjarrit mbi tribunën ku janë vendosur “Power 12”, grupimi që mbështet Vllazninë.
Këta të fundit, dukshëm të acaruar, kanë reaguar duke hedhur disa stola të thyer në fushë, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë shoqëruar jashtë stadiumit tifozin problematik të Tiranës.



