Video/ Vigjilja e derbit orë pas ore, Partizani humb Muratajn
Ora 13:00 – Partizani humb një element të rëndësishëm para derbit me Tiranën, që nis në orën 19:45. Mesfushori Valentino Murataj është dëmtuar gjatë seancës stërvitore të së mërkurës dhe nuk mund të japë kontribut ndaj bardhebluve. Nga komunikimi i gazetares Albana Bejko me zëvendëstrajnerit e të kuqve, Reinaldo Kalari, u kuptua që e gjitha pjesa tjetër e skuadrës është gati, përfshirë Ergys Kaçen, Egzon Belicën dhe Stenio Juniorin, të cilët janë përgatitur pa shfaqur probleme gjatë ditëve të fundit.
Ora 12:15 – Gazetarja e SuperSportit, Albana Bejko, raportoi në “Air Albania” të rejat më të fundit në prag të derbit të dytë sezonal të kryeqytetit, Partizani – Tirana. Vijon me ritëm të lartë shitja e bileta, çka tregon interesimin nga të dyja tifozëritë. Në Tiranë, biletat janë në treg në pikat e shitjes në “Selman Stërmasi” dhe në “Air Albania”, pranë muzeut të këtij impianti. Shitja në pikë e hapur në “Air Albania” do të vijojë deri në orën 17:00, kështu që tifozët duhet të nxitojnë t’i sigurojnë ato para kësaj ore.



