VIDEO/ Vijon magjia e Nadal, spanjolli triumfon në Meksikë. 35-vjeçari në historinë e turneut të Akapulkos
Rafael Nadal duket i rilindur në vitin 2022, teksa pas Australian Open triumfoi edhe në turneun e Akapulkos në Meksikë (hera e katërt). Spanjolli dominoi tërësisht në Meksikë ndërsa e fitoi turneun pa humbur asnjë set.
Në finale 35-vjeçari kishte përballë britanikun Cameron Norrie, por 26-vjeçari e kishte të pamundur të rezistonte ndaj ekspertit 35-vjeçar. Ndaj takimi u mbyll në një orë e katër minuta me Nadal që triumfoi në dy sete me rezultatin 6-4, 6-4. Kjo ishte finalja e 91 që ka fituar Nadal gjatë karrierës së tij teksa në total ka luajtur në 128 finale, ndërkohë që sa i përket turneut të Meksikës spanjolli ka vendosur edhe një rekord të veçantë.
Nadal është tenisti më i ri që ka fituar në Akapulko teksa e ka bërë këtë në vitin 2005 kur ishte vetëm 18-vjeçar, ndërsa tashmë është shndërruar edhe në tenistin më të vjetër që fiton në Meksikë, pikërisht në moshën 35-vjeçare.
How it started (2005) ➡️ How it’s going (2022) @RafaelNadal #AMT2022 l #NewBeginnings pic.twitter.com/MQ3wyfH017
— Abierto Mexicano (@AbiertoTelcel) February 27, 2022
Kështu, Nadal konfirmon formën e shkëlqyer teksa duket se po kalon një rini të dytë dhe ka hedhur pas krahëve dëmtimet të cilat para pak kohësh e kishin vendosur në dyshim nëse mund të vazhdonte ende karrierën. Tashmë, në fokusin e Nadal është turneu i radhës, Masters 1000 Indiana Ëells që mbahet nga data 10 mars deri më datë 20 mars.



