La Liga

VIDEO/ Vinicius Junior thyen rezistencën e Osasunës, Reali kalon në avantazh

Reali i Madridit kalon në avantazh përballë Osasunës. Ekipi i Carlo Ancelottit ka zhbllokuar rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Vinicius Junior.

Krosimi i brazilianit nuk u devijua nga askush në minutën e 43’ dhe përfundoi në rrjetë. Të kota protestat e lojtarëve të Osasunës, pasi goli ishte plotësisht i rregullt.

Ky është goli i pestë sezonal në La Liga për 22-vjeçarin, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë i Realit, që ka hedhur një hap drejt fitores së shtatë në po kaq javë kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency