Futboll

VIDEO/ Vjen goli i parë në kampionat, festojnë Hadërgjonaj dhe Kasimpasa

Florent Hadërgjonaj ka gjetur golin e parë sezonal në Super Lig e Turqisë. Anësori i djathtë i përfaqësueses së Kosovës (23 ndeshje dhe 1 gol) realizoi golin e dytë në fitoren 0-2 të Kasimpasa përballë Giresunspor.

Miqtë fituan një penallti në minutën e 65-të dhe ekzekutimin e mori përsipër 27-vjeçari i lindur në Zvicër. Hadërgjonaj gjuajti saktë, dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi suksesin e ekipit të tij.

Tre pikë të arta për objektivin mbijetesë për Kasimpasa, që është ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vend të 16-të, duke qenë për momentin jashtë zonës së ftohtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency