Kategoria Superiore

Video/ Vllaznia mbahet edhe me 10 lojtarë, Arapi debuton me barazim

Nis me një barazim 1-1 aventura e Renato Arapit si trajner, me Teutën që kishte ndryshuar pak ose aspak nga ajo e Edi Martinit dhe që bëri shumë pak për të marrë fitoren, ndonëse pati epërsi numerike përreth 2/3-at e ndeshjes.

Sfida për shkodranët u komplikua shpejt, pasi sulmuesi kroat Ante Aralica kreu një faull naiv dhe të panevojshëm në mesfushë, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it dhe duke lënë të tijtë me 10 futbollistë për më shumë se një orë lojë.

Por ndonëse me një lojtar më pak, ishin pikërisht kuqeblutë u mbajtën mirë në pjesën e parë, duke shkuar një dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0. Teuta e nisi vrullshëm pjesën e dytë dhe gjeti golin me Georgiev në minutën e 55-të.

Më pas kontrollin e lojës e morën shkodranët, që pasi “flirtuan” dy herë me golin, fillimisht me Da Silvën e më pas me Hoxhajn, gjetën golin e barazimit me Latifin në minutën e 70’, nëpërmjet një aksioni model, ku morën pjesë disa lojtarë.

Deri në fund pati shumë pak mundësi shënimi dhe vërshëllima finale e Laver Allës la në fuqi barazimin 1-1, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, por që duket si fitore për shkodranët, duke qenë se luajtën për minuta të tëra me një lojtar më pak.

Teuta-Vllaznia  1-1  Georgiev 55’/ Latifi 70′   (Elbasan Arena)

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet sfida në barazim 1-1

 – Akordohen 4 minuta shtesë…

85’ – Asion Daja lëshon një goditje të bukur nga distanca, por i vëmendshëm Zogovic, që grushton, ndërsa më pas Adili largon rrezikun.

71′ – Reagon menjëherë Teuta, që i shkon pranë golit me Koubembën, por sulmuesi humb një rast shumë të pastër dhe nuk arrin të shënojë.

70’ – Gooooool. Barazon Vllaznia me Liridon Latifin. Një aksion mjaft i bukur i kuqebluve, që nis me Hakajn, e vijon me Hoxhajn, Da Silvën që shërben bukur për Latifion dhe sulmuesin nga Prishtina që dërgon topin në rrjetë. Barazim 1-1.

65′ – Sërish pranë golit Vllaznia me Latifin, por sërish Qirko grushton mirë, ndërsa më pas arbitri ngre flamurin për një pozicion jashtë loje.

63’ – Asist perfekt i Da Silvës për Ardit Hoxhajn, që merr mirë me gjoks dhje gjuan menjëherë, por Pano Qirko bën mrekullinë, duke e prekur topin aq sa për ta devijuar në këndore.

57’ – Mundësi e artë për Vllazninë, me Da Silvën që është i vetëm me Qirkon, por finalizon dobët dhe fiton vetëm një goditje nga këndi.

55’ – Gooool. Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena” dhe është Pepi Georgiev që dërgon topin në rrjetë. Një sulm i shpejtë i durrsakëve, me Lorenzo Vilën që shërben për Georgiev dhe sulmuesin që dërgon topin në rrjetë e më pas largohet për t’i lënë vendin Koubembas.

53’ – Pranë golit Vllaznia, me Latifin që gjen Krymin mbi vijën e zonës dhe mesfushorin që gjuan menjëherë, por topi kalon ngjitur me shtyllën dhe përfundon jashtë. Të pafat kuqeblutë.

46′ – Pjesa e dytë nis me një rast për Teutën. Emiliano Vuila shërbehet nga Idrizaj dhe gjuan menjëherë, por topi përfundon jashtë kaudratit.

45’+3 – Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”, me rrjetat e paprekura, por me Vllazninë që ka një lojtar më pak, pasi Aralica u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33-të.

45′ – Akordohen tre minuta shtesë…

43′ – Jackson i jep një goditje me bërryl Gurishtës. Arbitri jep faull për kuqeblutë, por jo karton të verdhë, që do të ishte i dyti për brazilianin.

42’ – Aksion i rrezikshëm i Teutës, me Gjeorgiev që provon goditjen nga brenda zonës, por topi shkon shumë mbi kuadrat, duke mos sjellë kërcënim për Zogovic.

37′ – Ka tension në fushë. Jackson bën faull nga mbrapa Da Silvës dhe ndëshkohet me të verdhë…

35′ – Gurishta ndërhyn ashpër ndaj Vilës dhe merr karton të verdhë…

34’ – Me 10 futbollistë Vllaznia. Ante Aralica bën një ndërhyrje me taka të ngritura dhe arbitri Alla e ndëshkon me karton të verdhë, por më pas thirret nga VAR-i dhe ndryshon vendimin, duke larguar kroatin me karton të kuq.

30’ – Pas zhvillimeve të një këndoreje, Aralica provon një gjuajtje kros, por topi përplaset në shtyllë dhe përfundon jashtë në fundore për Teutën.

29’ – Aralica provon një pasim për Da Silvën brenda zonës, por topi ndalet nga Ivanovic. Pretendohet penallti, por pamjet i japin të drejtë arbitrit, që urdhëron vijimin e lojës.

12’ – Gabon rëndë Ivanovic dhe përfiton Aralica, që provon të shërbejë për Da Silvën me finte, por del shpejt Qirko, që zotëron topin…

11’ – Da Silva depërton mirë në zonë dhe kthen pasimin në qendër, por as Aralica dhe as Latifi nuk arrijnë ta shtyjnë në rrjetë…

9’ – Acquah tenton një depërtim, por mbyllet nga Gurishta, që shkelet nga ganezi dhe ka nevojë për ndihmën mjekësore…

3’ – Menjëherë kërcënueshëm Vllaznia, që i shkon pranë golit me Aralicën, por sulmuesi kroat gjuan shumë dobët, duke shpërdoruar një mundësi të shkëlqyer shënimi…

 – Staton sfida në “Elbasan Arena”, me kuqeblutë që luajnë topin e parë…

Formacionet zyrtare (16:45)

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jacksson; Daja, Acquah; E. Vila, L. Vila, Kallaku, Gjeorgiev. Trajner: Renato Arapi.

Vllaznia(4-2-3-1): Zogovic, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Hoxhaj, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency