Video/ Vllaznia zgjohet vonë, një 17-vjeçar ndal serinë u humbjeve të Dinamos
Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”, ku nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në sfidën e parë të javës së 14 të Abissnet Superiores. Kryeqytetasit vinin pas tre humbjesh radhazi dhe treguan një fytyrë krejt tjetër në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën dhe duke kërcënuar në 2-3 raste mjaft të mira shënimi.
Nga ana tjetër shkodranët duket se e kishin marrë shumë lehtë, duke u impenjuar pak dhe humbur shumë topa, teksa u zgjuan vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes, ku në të paktën 3 raste i shkuan shumë pranë golit, por gardiani 17-vjeçar Simoni shfaqi siguri për t’u admiruar dhe ia doli të ruajë të paprekur rrjetën e portës së tij, në ndeshjen debutuese në Abissnet Superiore.
Pas këtij barazimi, Vllaznia barazon Kukësin me 24 pikë në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 14 pikëve, por mbetet në vendin e 7.
Dinamo – Vllaznia 0:0
Kronika e ndeshjes:
– Vërshëllen tre herë arbitri Hamiti, duke sinjalizuar fundin e ndeshjes, me Dinamon e Vllazninë që ndajnë nga një pikë falë barazimit pa gola.
89’ – Provon edhe Mustedanagic me një goditje nga distanca, por sërish Simoni në gatishmëri, duke zotëruar topin.
82’ – Minuta mjaft të mira për Vllazninë, që i shkon sërish pranë golit. Çoba gjuan mirë pas një këndoreje, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule, me portierin Simoni që ishte i mposhtur…
76’ – Pranë golin Vllaznia. Latifi dërgon një krosim perfekt për Aralicën, që bën gjuajtje qendrore me kokë dhe ndërhyn portieri Simoni, që grushton në këndore. Rasti i parë i mirë i kuqebluve dhe pritja e parë e gardianit 17-vjeçar në debutimin e tij në Superiore.
56’ – Vllaznia ekzekuton një goditje dënimi dhe topi largohet nga Maliqi. Pretendojnë për prekje me dore kuqeblutë, por arbitri konsultohet edhe me VAR-in dhe urdhëron vijimin e lojës.
– Nis pjesa e dytë. Nuk ka asnjë ndryshim në formacion…
– Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Elbasan Arena”, në një pjesë të parë ku Dinamo u shfaq më bindëse dhe pati raste të mira shënimi, por katër kartonë të verdhë kanë komplikuar jo pak ndeshjen…
45’ +1 – Tjetër rast i humbur nga Dinamo, këtë herë me Sofranac, që harrohet i lirë në zonë, por nuk koordinohet dhe gjuan jashtë.
29’ – Aksion i bukur i dinamovitëve, me Bardhin që kthen topin në qendër dhe Mihanën që e devijon drejt portës me finte, por ndërhyn Zogovic që grushton dhe më pas Gurishta largon rrezikun.
18’ – Sidibe bën faull ndaj Da Silvës dhe merr kartonin e parë të sfidës.
11’ – Rast ideal shënimi për kryeqytetasit. Besir Demiri e sheh veten i vetëm përballë Zogovic, por godet keq dhe dërgon topin mbi kuadrat.
3’ – Patrik Bardhi niset bukur në zonë dhe gjuan në pozicion të prirët, por topi përplaset në rrjetën e jashtme të portës së Zogovic.
– Starton sfida në “Elbasan Arena”
Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Simoni; Malikji, Sofranca, Imami, Isaevski; Siljanovski, Sidibe, Demiri; Bardhi, Ibraimi, Mihana.
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Da Silva, Hoxhaj; Aralica



