VIDEO/ Vrioni nuk ndalet nga Austria, sulmuesi kombëtares shënon golin e 18-të
Giacomo Vrioni nuk di të ndalet në Austri teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Tirolin në ndeshjen e fundit të kampionatit që këta të fundit po luajnë në shtëpi ndaj LASK. Sulmuesi i kombëtares realizoi me kokë në minutën e 22-të duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij ndërsa ky ishte goli numër 18-të për 23-vjeçarin në këtë sezon.
Ndërkaq, për të konfirmuar formë e shkëlqyer të sulmuesit, mjafton të kujtojmë se ky ishte goli numër tre në tre ndeshjet e fundit, teksa tashmë në renditjen e golashënuesve para Vrionit është vetëm Karim Adeyemi i Salzburg që tashmë nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e Borussia Dortmund.
Megjithatë, edhe për Vrionin pritet të ketë një aventurë të re duke qenë se futbollisti që është në pronësinë e Juventus ka shkëlqyer në Austri dhe pritet t’i besohet një eksperiencë më e rëndësishme.



