Featured

VIDEO/ Vrioni tregon përsëri aftësitë si bomber, Tiroli humbet “finalen” e parë

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e radhës në Austri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e Tirolit në humbjen 1-2 ndaj Rapid Vienna.

“Finalja” e parë për një biletë në Conference League u fitua nga skuadra kryeqytetase, që realizoi dy gola të shpejtë brenda çerekorëshit të parë të ndeshjes.

Gjithsesi, Vrioni shënoi një gol tepër të bukur në minutën e 27-të. Sfida u hap, vendasit morën zemër, por Rapidi ia doli të ruajë avantazhin deri në fund.

Ky ishte goli i 19-të sezonal në elitën e futbollit austriak për 23-vjeçarin, kartonin e të cilit e zotëron klubi i Juventusit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 maj në “Allianz Stadion” të Vienës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency