VIDEO/ West Ham feston në derbi, Chelsea thyhet pas 8 javësh në Premier League
West Ham fiton 3-2 derbin e Londrës kundër Chelsea, duke siguruar tri pikë fantastike. Skuadra e Thomas Tuchel humbet në Premier League pas tetë javësh dhe rrezikon të humbasë kreun e renditjes.
Çerekorëshi i fundit i pjesës së parë ishte i mbushur plot emocione. Thiago Silva realizoi me kokë në minutën e 28-të pas krosit të Mount. Vendasit reaguan dhe ia dolën të barazojnë takimin në minutën e 50-të.

Gafë e mbrojtjes mike dhe e portierit Mendy, dhe penallti për “Çekiçët”. Manuel Lanzini goditi saktë dhe barazim 1-1, rezultat që ndryshoi pas katër minuta më vonë, me Mason Mount që shënoi një gol shumë të bukur pas asistit të Ziyech.
West Ham bëri mirë në pjesën e dytë dhe Jarrod Bowen barazoi rezultatin në minutën e 56-të falë një goditje të saktë dhe potente.
Ekipi i David Moyes ia doli të gjejë golin e fitores tri minuta përpara fundit të ndeshjes. Arthur Masuaku nisi një kros drejt zonës, por topi i afrikanit gjeti të papërgatitur portierin Mendy dhe përfundoi në rrjetë.
Festë në shkallët e “Olympic Stadium”, me West Ham që menaxhoi minutat e mbetura dhe arriti një fitore fantastike, që e konfirmon forcë të katërt të kampionatit anglez me 27 pikë, gjashtë më pak se Chelsea kryesues.




