La Liga

VIDEO/ Xavi fantastik edhe jashtë fushave, zbret nga autobusi dhe lumturon tifozët e vegjël

Të gjithë klubet e mëdha kalojnë periudhat e krizave dhe momentet e vështira. Më pas rikthehen te sukseset dhe fitimi i trofeve, dikush më herë, e ndonjë tjetër më vonë.

Vitet e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive për Barcelonën. Menaxhim i keq dhe merkato e dobët, teksa momenti më i errët erdhi pas largimit të Leo Messit.

Gjithsesi, presidenti Joan Laporta i besoi stolin Xavit. Ish-kapiteni mori drejtimin e ekipit katalanas 6 nëntorin e vitit të kaluar dhe firmosi deri në vitin 2024.

40-vjeçari po bën një punë të shkëlqyer, skuadra luan bukur dhe është rikthyer te fitorja e njëpasnjëshme, teksa tifozët ndihen sërish entuziastë për skuadrën e zemrës. E gjitha kjo në një periudhë të shkurtër.

Ndaj Levantes erdhi fitorja e shtatë radhazi në La Liga, ndërsa Xavi vendosi të lumturonte disa tifozë të vegjël. Trajneri doli nga autobusi dhe bëri disa foto me tifozët, duke ju dhuruar disa momente shumë të bukura.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency