Kategoria Superiore

VIDEO/ Xhixha humb qetësinë dhe derbin, tifozët shpërthejnë ndaj arbitrit

Tirana nuk ia doli të fitonte përballë Teutës, duke e shtyrë festën e titullit. Gjithsesi, bardheblutë kryesojnë me 10 pikë mbi Laçin ndjekës kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe katër javë kampionat.

Në barazim 1-1 përfundoi dueli ndaj bregdetarëve të Renato Arapit, teksa Redon Xhixha, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë, u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të sfidës.

 

Sulmuesi kurbinas nuk e priti mirë një faull kundër tij dhe shkelmoi topin në drejtim të arbitrit Laver Alla. Ky i fundit i drejtoi menjëherë kartonin e kuq sulmuesit të Tiranës, i cili humbet derbin me Partizanin bashkë me Najdovskin (ka plotësuar numrin e kartonëve).

Ky gjest mund të jetë objekt shqyrtimi nga Komisioni i Disiplinës. Tifozët, të cilët ishin përgatitur për titullin, humbën qetësinë dhe filluan të hidhnin shishe në fushë dhe flakadanë. Ndaj arbitrit protestoi ashpër edhe Tefik Osmani, drejtori sportiv i Tiranës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency