Kategoria Superiore

Video/ Zeqir Ymeri i ri drejt përfundimit, ja si duket stadiumi i Kukësit me drita!

Ndryshon sërish stadiumi i supersfidës së javës së 9-të, ndeshje që do të mbyllë edhe fazën e parë mes Kukësit dhe Tiranës. Edhe pse fillimisht u vendos që kjo ndeshje të luhej në Air Albania, klubi verilindor ka dashur të jetë më afër tifozëve dhe supersfidën e së hënës e ka zhvendosur në Loro Boriçi në Shkodër. Ka qenë vetë klubi i Kukësit që ka sqaruar edhe opinionin sportiv përse ka zgjedhur të ndryshojë impiant ndërkohë që Zeqir Ymeri i ri duket thuajse i përfunduar pasi është vendosur edhe impianti i ndriçimit, shikojeni në videon më poshtë sesi duket stadiumi i ri i Kukësit në mbrëmje.

Ndërkohë në komunikatën e Kukësit lexohet:

“Stadiumi është gati dhe për pak ditë do të rikthehemi në shtëpi pas një mungese relativisht të gjatë. Klubi kishte kërkuar që ndaj Tiranës të luante në stadiumin e ri, por ekspertët kanë këshilluar që të luhet pak ditë më vonë sepse është shpejt për fushën.
Tapeti i ri u vendos 3 javë më parë dhe ende nuk është në gjendje optimale për ndeshje. Një ndeshje e parakohshme, do të shkatërronte fushën.
Në këtë mënyrë, ndeshja ndaj Tiranës u vendos të luhet ditën e hënë dhe pas shumë bisedimeve me FSHF, u vendos në Shkodër. Për të qenë më pranë tifozëve, klubi kërkoi të luajë në “Air Albania” megjithatë, ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi”.
Mbështetja e tifozerisë në Shkodër, do të ishte një ndihmë e madhe për ekipin tonë. Kemi treguar se bashkë jemi më të fortë dhe së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency