Conference League

VIDEO/ Zhbllokohet sfida në Olimpico, Roma më pranë Tiranës

Roma pret në Olympico Leicesterin, një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Conference League. Takimi i parë në Itali është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa italianët e drejtuar nga Jose Mourinho e nisin me formacionin 3-5-2 teksa në sulm Zaniolo do të përkrahë Abraham.

Ndërkohë, mes alternativave të stolit, Mourinho ka në dispozicion edhe Marash Kumbullën. Nga ana tjetër, Brendan Rodgers e nis nga minuta e parë me rreshtimin 4-3-3, teksa një fanellë titullari i ka besuar Vardyt që do të mbështet në krahë nga Lookman dhe Barnes.

Roma-Leicester 1-0

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency