Video/ Zhbllokohet Vasil Shkurtaj, shënon golin e parë kinez
Vasil Shkurtaj feston golin e parë kinez. Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Kukësit u zhbllokua në Lindjen e Largët pas më shumë se 1 viti që nga momenti që është transferuar te skuadra e kategorisë së dytë kineze Jiangxi Beidamen. Shkurtaj falë një finalizimi të bukur në minutën e 18-të i dha fitoren skuadrës së tij me Jiangxi Beidamen që mori një fitore me peshë me shifrat 1-0 Xinjiang Tianshan për raundin e 28-të të kampionatit. Zhbllokohet më në fund Vasil Shkurtaj që tashmë synon të shënojë të tjerë gola në Kinën e Largët.



