Bundesliga

VIDEO/ Zhegrova fiton derbin me Laçin, një italian nderon Freiburgun

Edon Zhegrova fiton “derbin” me Qazim Laçin në Ligue 1, ndërkohë që një gol i Vincenzo Grifos i dhuroi Freiburgut suksesin 1-0 ndaj Bochumit në Bundesliga. Lille reagoi pas humbjes poshtëruese 1-7 me PSG-në, duke fituar 1-3 në fushën e Ajaccio.

Ekipi mik zhbllokoi ndeshjen me një gol fantastik të turkut Yusuf Yazici pas çerek ore lojë, ndërkohë që Jonathan Bamba dyfishoi dy minuta përpara fundit të fraksionit të parë. Portugezi Tiago Djalo e dërgoi rezultatin në 0-3 në mesin e pjesës së dytë.

 

Vendasit gjetën golin e nderit gjashtë minuta përpara fundit me anë të Cyrille Bayala, por vijojnë të mbeten në kuotën e zero pikëve pas javës së tretë. Qazim Laçi u fut në fushë në minutën e 74’ për Ajaccion, teksa Edon Zhegrova e nisi si titullar në krahun tjetër dhe luajti 70 minuta.

Laçi shkaktoi penallti në minutën e fundit, por kanadezi David dështoi nga pika e bardhë. Goditja e tij u ndal në shtyllë.

Goli i italianit Grifo i ka mjaftuar Freiburgut për të marrë të tretën fitore në katër javë në Gjermani. Skuadra e Streich po shkëlqen në këtë fillim edicioni, teksa për momentin e sheh veten në vendin e parë me 9 pikë, po aq sa dhe Bayerni kampion, por këta të fundit kanë ende një ndeshje për të luajtur.

 

Në shtëpinë e tij, Freiburgu e bëri më së mirë detyrën ndaj Bochumit, që mbetet në vendin e fundit pas katër ndeshjesh pa asnjë pikë. Edhe pse ishte një ndeshje me shumë raste, pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë vendasit fituan të drejtën e një penalltie, me Grifon, që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, por menjëherë e korrigjoi gabimin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli ndezi të dyja ekipet që kishin disa mundësi për të shënuar. Në total së bashku gjetën katër herë shtyllat në minutat pas golit të realizuar. Në fund Freiburgu i gëzohet tri pikëve dhe vijon të mbajë një ritëm të mirë në këtë fillim sezoni, ndërsa Bochum thellon krizën e tij, duke shtuar vetëm numrin e golave të pësuar dhe asgjë tjetër.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency