VIDEO+FOTO/ Mbërrijnë tragetet e para nga Italia, tifozët e Romës nisin festën në Durrës
Ditën e sotme në vendin tonë pritet të vijnë më mijëra tifozë të tjerë të Romës dhe Feyenoord, ndërsa gjatë ditës së djeshme dhjetëra mijëra të tjerë “pushtuan” kryeqytetin tonë, Tiranën.
Mbrëmjen e sotme, 25 maj, në orën 21:00 “Air Albania” do të presë finalen e parë të Conference League, ku skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me atë të Arne Slot, për të shënuar një moment historik në futbollin shqiptar.
E ndërsa na ndajnë edhe rreth 11 orë nga startimi i kësaj super sfide, në qytetin e Durrësit kanë mbërritur të tjerë tifozë italianë, të cilët me flamuj kanë nisur menjëherë festën për këtë ndeshje.




