Videoja virale e MMA-së, lufta e pamëshirshme mes një femre dhe një mashkulli në kafaz
Barazi gjinore edhe në sport. Ndodhi në Poloni, në një ndeshje të MMA-së, kur përballë njëri-tejtrit në kafaz ishin instruktorja e fitnesit dhe mundësja e krahut, Ula Siekacz, dhe ambasadori i markës së bukurisë, Piotr Lisowski.
Dueli mes luftëtarëve të gjinive të ndryshme i la pa fjalë fansat e këtij sporti, pasi lufta u ndërpre në raundin e dytë, kur ambasadori i bukurisë i lëshoi një mori goditjesh në kokë instruktores së fitnesit.
Lufta, e cila u mbajt në Poloni për promovimi MMA-VIP në fundjavë. Videoja e ndeshjes është bërë virale dhe ka patur opinione të ndryshme për përplasjen e një mashkulli me një femër.



