Vieri në rolin e “Profetit”, tregon fituesin në Itali dhe Champions League: Messi vjen para Maradonës!
Christian Vieri, një nga sulmuesit më të spikatur në historinë e futbollit italian së fundmi ka ndezur debat mbi parashikimet e tij në këtë fillim të sezonit. 44-vjeçari thekson se Inter do të triumfojë në fundin e Serie A ndërsa është i bindur edhe për suksesin e Manchester City në Champions League ku shton se Guardiola është absolutisht trajneri më i mirë.
“Besoj fort se këtë vit Inter do të triumfojë në Serie A, ndërsa Manchester City do të fitojë Champions League. Haaland do të shënojë të paktën 40 gola teksa Guardiola është absolutisht trajneri më i mirë.
Lojtari më i mirë në histori? Unë e vendos Lionel Messin para Maradonës dhe më pas vjen Ronaldo. E kam fjalën për Ronaldo brazilianin, të kuptohemi drejt. E di që mund të ketë nga ata të cilët nuk do të jenë dakord me klasifikimin tim, por nëse të gjithë do të ishin në një mendje atëherë çfarë kuptimi do të kishte”, u shpreh Vieri.



