Vija fundore e shtrembër, Manfredonia rrezikon humbjen 3-0 në tavolinë
Nëse vijëzimet e fushës nuk janë të sakta, atëherë me shumë mundësi skuadra pritëse e humbet ndeshjen në tavolinë! Precedentin pritet ta vendosë Manfredonia në Serinë D italiane. Të dielën, kjo skuadër do të luante në shtëpi me Gravinan, për arbitri kryesor, pas tre orëve reflektim, ka vendosur që ndeshja të shtyhet. Arsyeja kryesore ishte një vijë fundore e devijuar, që ndryshonte përmasat e zones, por kishte edhe parrëgullësi të tjera në përmasat e fushës. Zyrtarët e ndeshjes, edhe pse nën presion të madh nga tifozët vendas për fillimin e lojës, nuk kanë lëshuar, por kanë vendosur që ndeshja të mos luhej. Tashmë i takon Ligës së Diletanëve të vendosë nëse fitorja do t’i jepet në tavolinë Gravinas, apo ndeshja do të zhvillohet në një datë tjetër.



