Vijon dueli në distancë Liverpool-City, ndeshje më e lehtë në letër për The Reds
Premier League dhuron një duel tepër interesant. Manchester City udhëton në transfertën e Evertonit. Kampionët në fuqi të kampionatit anglez shpërthyen në mënyrë të frikshme në takimin e tyre të fundit ndaj Ëatfordit, takim që u mbyll në shifrat 8-0. Citizens treguan supermacinë e tyre, teksa dhanë edhe një sinjal të qartë për të gjithë rivalët. Reagimi pritej aq më tepër pas humbje ndaj Norwich. Ndaj Evertonit, ekipi i Guardiolës sezonet e fundit ka mundur të marrë gjithmonë fitore, ndërsa këtë herë fundi duket se do të jetë sërish i njëjtë, pasi vendasit po kalojnë momente të vështira dhe vinë nga dy humbje rradhazi. Bilanci i 5 takimeve të fundit në Goodison Park flet për 3 fitore në favor të City-t dhe 2 në favor të Evertonit. 3 pikët janë detyrim për Man.City-n pasi skuadra nuk dëshiron që të shkëputet akoma edhe më shumë ndaj Liverpoolit kryesues. Pikërisht The Reds në orën 13:30 do të sfidojnë në transfertë Sheffield United, sfidë që gjithashtu do të transmetohet në Supersport dhe në të cilën, Liverpooli do të kërkojë fitoren e 7-të në po kaq takime gjatë këtij sezoni, për të ruajtur epërsinë prej 5 pikësh në renditje ndaj City-t edhe pas kësaj jave, ose për t’u shkëputur edhe më shumë në rast të ndonjë hapi fals të kampionëve në fuqi.



