Vijon emergjenca te Lazio, Inzaghi zbulon emrat e lojtarëve që nuk kanë udhëtuar në Rusi
Prej disa muajsh Simone Inzaghi nuk po arrin të përgatitë një ndeshje me organikën e plotë, ndërsa edhe nesër në Rusi ndaj Zenitit do të ketë mungesën e 8 futbollistëve, për arsye dëmtimi dhe koronavirusi.
Ka qenë vetë trajneri i Lazios, që në konferencën për shtyp mbrëmjen e sotme konfirmoi se disa prej futbollistëve janë të prekur nga koronavirusi dhe janë në karantinë, ndërsa të tjerë janë lënë për të pushuar dhe për të qenë gati për kampionatin në fundjavë.
“Do të doja që të kishim organikën e plotë, por që kur ka rifilluar futbolli, kemi qenë gjithmonë në gjendje emergjente dhe tani jemi mësuar. Për nesër do të mungojnë Radu, Lulic, Escalante, Lazzari, Luis Alberto, që janë në karantinë, ndërsa Strakosha, Immobile dhe Leiva kanë qëndruar pushim”, u shpreh tekniku lacial.



