Viktoria Lopyreva, mahnit me prezencën në hedhjen e shortit të botërorit (Foto)
Modelja e njohur ruse, Viktoria Lopyreva është përzgjedhur imazhi i kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. Ish Miss Rusia ka tërhequr vëmendjen me prezencën e saj, gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, në Moskë.
E veshur me një fustan të kuq, që i nxirrte në pah format e bukura trupore, Lopyreva mori vëmendjen e të pranishmëve, të cilët nuk ngurruan të bënin edhe fotografi me të.
Viktoria Lopyreva është një ndjekëse e madhe e futbollit, teksa në Instagramin e saj poston vazhdimisht foto nga stadium të ndryshme të botës. Ajo ështëfanse e Manchester United-it dhe Spartakut të Moskës.











