La Liga

Villareal- Atl. Madrid, hidhet ideja që të luhet në Miami

Në Spanjë vijon puna për të bërë të mundur që një ose disa ndeshje të sezonit të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përmirësuar imazhin e klubeve atje, por edhe për të rritur të ardhurat.

Kështu vitin e kaluar, u tentua që në SHBA të luhej ndeshja mes Barcelonës dhe Gironës, por për arsye të ndryshme gjithçka dështoi, megjithatë kjo nuk i sprapsi drejtuesit e ligës, që kanë nisur një tjetër propozim drejt federatës spanjolle.

Kështu është hedhur ideja që sfida mes Villarealit dhe Atleticos së Madridit, e planifikuar për më 6 dhjetor të këtij viti, të luhet në stadiumin “Hard Rock” të Miamit, në orën 16:00 lokale dhe 22:00 në Spanjë.

Deri tani nuk ka një vendim, por federata ka nisur nga puna për të negociuar me drejtuesit e dy klubeve dhe për t’i bindur ata për përfitimet e spostimit të ndeshjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency