La Liga

Villareali “fundos” Sociedadin

Villareali ecën me ritëm Championsi. Nëndetsja e vërdhë konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke regjistruar fitoren e 3-të radhazi në La Liga dhe njëkohësisht duke zhytur në një krizë të thellë Real Sociedadin. Baskët u mposhtën 4-2 nga Villareali duke pësuar humbjen e 4-të rresht dhe tashmë pozicioni i trajnerit Eusebio Sacristan është lëkundur ndjeshëm më këtë të fundit që rrezikon shkarkimin. Gjithçka shumë e thjeshtë për vendasit të cilët zhbllokuan shifrat me Victor Ruiz që në minutën e 5-të ndërsa në të 17-tën Fornals e çoi rezultatin në 2-0. 3 minuta më pas Bacca shënoi edhe të tretin për nëndetsen e verdhë ndërsa Llorente ngushtoi shifrat në të 24-tën për baskët. Samu Castillejo e çoi në 4-1 rezultatin përpara pushimit. Sulmuesi brazilian Ëilliam Jose në të 58-tën ja bëri më pak të dhimbshme humbjen Sociedadit me golin e dytë por deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Villarealin që falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Reali i Madridit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency