Villareali “shkërmoq” Elchen, ka rekordin e veçantë për sezonin e ri
Villereali vijoi ecurinë e shkëlqyer në startin e edicionit të ri futbollistik. “Nëndetësja e Verdhë” regjistroi një fitore me “poker” golash ndaj Elches (4-0), që u duk e dorëzuar ndaj superioritetit të vendasve.
Seria e golave u hap që në pjesën e parë (në të 26′) nga Gerard Moreno, pasi mori një asist fantastik nga e djathta. Dyfishimi i shifrave erdhi 10 minuta më vonë, me protagonist mesfushorin Giovanni Lo Celso, që realizoi nga një kënd shumë i vështirë.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Villerealin, por dy golat e fundit erdhën në minutat përfundimtare të kohës së rregullt, nga këmbët e të ardhurve nga stoli Coquelin dhe Morelos, që i dhanë goditjen përfundimtare Elches, duke fiksuar shifrat në 4-0.
Kjo fitore e ngjit “Nëndetësen e Verdh딑 në vendin e dytë me 10 pikë, vetëm 2 më pak se kryesuesit e Realit të Madridit dhe vlen të përmendet edhe rekordi brilant në mbrojtje: Villereali ende nuk e ka pësuar ende golin e parë në sezonin e ri. Ndërkohë, Elche zbret në vendin e 19-të, teksa në këtë edicion ka regjistruar vetëm 1 pikë.



