Villarreali “zhyt” më keq Malagan, për Sociedadin shënon Januzaj (Video)
Villarreali vijon serinë e rezultateve pozitive, edhe pas barazimit 1-1 në fushën e Atleticos së Madridit. “Nëndetësja” e verdhë kaloi me rezultatin e pastër 2-0 Malagan, me skuadrën andaluziane që nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Të dy golat e Villarrealit u shënuan nga Sansone.
Fitore e rëndësishme edhe për Real Sociedadid, që iu imponua 3-1 Eibarit në San Sebastian. Një nga tre golat e “baskëve” u shënua nga Adnan Januzaj, i cili duket se por rilind në kampionatin spanjoll.
Më të njëjtin rezultat 3-1 Celta Vigo mposhti Atheltic Bilbaon, ndërsa Levante Girona u mbyll 1-2.



