Vinales shkëlqen në Valencia, zhgënjen Lorenzo
Në Moto Gp është kohë testesh. Maverick Vinales ka qenë më i shpejti në testet e zhvilluara në pistën Ricardo Tormo në Valencia. Me kohën 1 minutë 34 sekonda e 416 të mijtat në një sesion që u shoqërua edhe nga reshjet e shiut, spanjolli i Yamahas ishte më i shpejti në pistë i ndjekur nga kampioni i saposhpallur i botës Marc Marquez i cili la pas Valentino Rossin dhe Andrea Dovizioson. Për të përmendur fillimi i dobët i Jorge Lorenzos me Hondan zyrtare, pasi u rendit vetëm i 18-ti në këto teste të para për sezonin e ri.



