Lajme

Viti 2019 i “zi” për Prishtinën, Feronikeli shkëputet 5 pikë!

Viti 2019-të ka nisur në mënyrë më të keqe të mundshme për Prishtinën e Mirel Josës. Pas eliminimit nga Digitalb Kupa dhe humbjes ndaj Flamurtarit në derbi, skuadra kryeqytetase u mposht 1-0 nga Llapi në supersfidën e javës së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës duke humbur më shumë terren në garën për titull. Sepse nga +1 pikë avantazh që ishte ndaj Feronikelit në fund të 2018-ës, tashmë pas vetëm 3 ndeshjeve të zhvilluara është distancuar në -5 pikë.

Në Podujevë, Llapi mori një fitore jetike falë një goli në pjesën e dytë të ishit të madh të sfidës, ish sulmuesit të kombëtares shqiptare Ahmed Januzi. Me këtë fitore Llapi iu afrua Prishtinës dhe ruajti disavantazhin prej 7 pikësh ndaj Feronikelit kryesues, që nga ana e tij bëri detyrën në transfertën ndaj skuadrës më të dobët të kampionatit KEK-ut, duke fituar 0-1 me një gol të sulmuesit Kastriot Rexha.

Javën e ardhshme Prishtina pret në kryeqytet Feronikelin dhe në rast të një tjetër rezultati negativ mund të lante duart me titullin kampion, ndërkohë që nga ky duel direkt mund të përfitojë Llapi. Ndaj Feronikelit, Prishtina nuk do të ketë as kapitenin Armend Dallku i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari në fund të sfidës për shkak protestash për një pretendim për penallti të Mankendës.

Humbje e papritur edhe për Flamurtarin, 0-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Trepçës 89. Pas një pjese të parë të mbullur pa gola, mitrovicasit realizuan dy herë në fraksionin e dytë me Hernan dhe Diawara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency