Featured

Vizitë “blic” e presidentit të UEFA-s, Ceferin takim “kokë më kokë” me Ramën dhe Dukën

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin do të udhëtojë ditën e hënë drejt Shqipërisë, për të zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas situatës së krijuar në ditët e fundit.

Qeveria evropiane e futbollit ka ngritur shqetësime lidhur me zgjedhjet për kreun e FSHF-së, sidomos pas ngjarjes së ndodhur në banesën e presidentit Duka, ku pak ditë më parë shpërtheu një sasi tritoli.

Numri një i UEFA-s do të interesohet personalisht krahas zgjedhjeve dhe për sigurinë në vendin tonë, për shkak se vetëm pas pak muajsh do të organizohet finalja e Conference League, një prej eventeve më të mëdha sportive në kontinent. Kjo vizitë “blic” e numrit një të UEFA-s do të zgjasë për rreth tre orë, për shkak se nuk ishte e planifikuar më parë në axhendën e tij.

Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën 2 mars, ndërsa finalja e Conferencë League do të luhet në 25 majë në “Air Albania”. Kjo do të jetë hera e parë që kryeqyteti ynë pret një event të përmasave të tilla.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency