Merkato

Vjen Rroca por nga Kukësi, largohet një tjetër fantazist!

Tashmë është gjithçka e konfirmuar. Me afrimin e Eduart Rrocës te Kukësi nga skuadra e Armando Cungut do të largohet një tjetër fantazist. Bëhet fjalë për Donjet Shkodrën i cili pas një viti ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Kukësin për tu tranferuar në tjetër skuadër. Me afrimin e Rrocës, Shkodra e ka të qartë që hapësirat e tij në formacionin e Kukësit do jenë më të pakta dhe për këtë arsye ish lojtari i Flamurtarit dhe Skënderbeut kërkon të provojë veten në një tjetër kampionat. Pak ditë më parë në drejtim të 29-vjeçarit ka ardhur një ofertë zyrtare nga skuadra e AEL Limassol me një pagë prej 7 mijë eurosh në muaj plus bonuset dhe gjasat që Shkodra të transferohet te kryesuesit e kampionatit qipriot janë të mëdha. Ndërkohë me largimin e tij nga verilindorët te Kukësi do të jetë i lirë edhe numri 10 të cilin pritet ta marrë Eduart Rroca.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency