Vlahovic zgjodhi Juven, Arsenali ka dy objektiva për sulmin
Dusan Vlahovic ishte objektivi parësor i Arsenalit në merkato, por me sulmuesin serb që zgjodhi kalimin te Juventusi, topçinjtë e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen tashmë nga Alexander Isak. Talenti suedez i Real Sociedad është një dëshirë e vjetër e Mikel Artetës, por problem qëndron te fakti se Isak ka një klauzolë largimi prej 91 milionë eurosh nga baskët dhe për Arsenalin është një shifër e konsiderueshme.
Alternativa e Isak është Clavert-Lewin i Everton të cilin klubi nga Goodison Park e vlerëson 60 milionë euro. Në orët e fundit te Arsenali po diskutohet edhe shitja e Pierre Emerick Aubameyang i cili nuk bën më pjesë në planet e Artetës dhe mund të shitet në një klub europian pavarsisht sirenave nga Arabia Saudite.



