Vlerësimi për Sergio Agueron, në Argjentinë i bëjnë surprizën e bukur
Sergio Aguero u tërhoq nga futbolli disa ditë më parë për shkak të problemeve në zemër. 33-vjeçari argjentinas u transferua te Barcelona në merkaton e verës, por nuk ia doli ta shijonte aventurën e tij në “Camp Nou”.
Bota e futbollit i dërgoi urime të shumta goleadorit të njohur latin, i cili ka lënë shenjën e tij në çdo skuadër ku ka luajtur: Independiente, Atletico Madrid dhe Manchester City. Në vendlindje kanë vendosur të nderojnë autorin e 41 golave me kombëtaren latine.
Presidenti i Federatës albiceleste, Claudio Tapia deklaroi për El Comercio se çmimi i golashënuesit më të mirë të Kupës së Argjentinës do të mbajë emrin e Agueros duke filluar nga edicioni i ardhshëm i turneut.
Kreu i futbollit argjentinas deklaroi se kushdo që fiton çmimin si golashënuesi më i mirë do të fitojë trofeun Sergio Kun Aguero, gjest që ka lumturuar ish-futbollistin e famshëm.



