Kategoria Superiore

Vllaznia e Bylis, kur futbolli bën krenarë dy qytete

Futbolli është një lojë, e vërtetë, por po aq e vërtetë sa dhe fakti që për ata që e duan është shumë më tepër. Mjafton të shohësh entuziazmin e tifozëve ballshiotë teksa festojnë fitoren ndaj Tiranës, fytyrat e qeshura të banorëve të një qyteti, që mes njëmijë e një hallesh, gjejnë një motiv për të buzëqeshur, për një ditë mund të thonë ne jemi më të mirë se kryeqytetasit.

Mjafton të shohësh “Loro Boriçin” e mbushur plot e për plot ndaj Partizanit, ku më shumë keqardhje se për Vllazninë për atë humbje në shtesë, ndien për banorët e një qyteti mes vështirësive të mëdha ekonomike, por që paguajnë biletën e shkojnë në stadium, sapo skuadra e tyre e zemrës ngroh në rezultate.

Shkodra dhe Ballshi janë dy prej qyteteve ku jeta nuk ofron shanset e kryeqytetit, mundësia për një vend pune shumë më e reduktuar në kryeqendrën veriore, por aty ama, dinë të jetojnë me futbollin, mes halleve të përditshmërisë gjejnë kohën për të folur, qarë e qeshur me Vllazninë.

Ballshi është një qytet akoma me më shumë probleme ekonomike, uzina e naftës është pothuajse i vetmi burim pune dhe shpesh herë në lajme dalin punëtorët që kërkojnë rrogat e papaguara, e megjithatë, mes sakrificave të një jete të vështirë, futbolli ju ka dhënë një kënaqësi. Vllaznia dhe Bylisi po bëjnë një kampionat të madh. Kampionati i “rretheve” mund të thotë dikush, po, por sa bukur!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency