Vllaznia e femrave nuk zhgënjen në Champions League, feston edhe Hajvalia
Vajzat shkodrane triumfuan minimalisht 1-0 përballë sllovakeve të Myjava duke siguruar një bilete për në raundin “play off” në Champions League.
Sfida u zhvillua në fushë neutrale, në Petrovac, dhe golin e vetëm të sfidës e realizoi Jehona Shala në minutën e 44-të.
Kështu, Vllaznia përsërit “veten”, pasi sezonin e kaluar u eliminua në fazën finale të kualifikueseve përballë Juventusit, ndërsa tani skuadra shkodrane do të presë shortin (1 shtator) për të mësuar kundërshtarin e radhës.
Fitore arriti dhe Hajvalia. Kampionet e Kosovës shkatërruan 0-7 moldavet e Anenii Noi. Fortesa Berisha realizoi “poker” golash, teksa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Fatlinda Ramaj, Feride Kastrati dhe Qëndresa Krasniqi.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



