Vllaznia e Laçi duel edhe në merkato, synojnë firmën me mbrojtësin nga Elbasani
Skënderbeu sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë dhe shumë nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës korçare do të duhet të gjejnë një destinacion të ri.
Një prej tyre është edhe mbrojtësi Dajan Shehi, mbrojtësi Elbasanas që gjatë pjesës së parë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Partizanit. 25-vjeçari, i pakënaqur me trajtimin që iu bë të skuadra e kuqe, preferoi transferimin te Skënderbeu, por pa mundur të qëndrojë në Superiore.
Tani mbrojtësi kërkohet nga Vllaznia dhe Laçi dhe është në dilemë për zgjedhjen që duhet të bëjë. Në fakt, ambientin kuqeblu e njeh mirë, pasi ka qenë pjesë e ekipit Shkodran për dy sezone (2019-2021), para se t’i bashkohej Partizanit.
Shehi duhet të vendosë shpejt, pasi si Vllaznia ashtu edhe Laçi janë të impenjuar në Conference League dhe duhet të përgatiten sa më shpejt për këtë përvojë europiane.



