Kategoria Superiore

Vllaznia e mbyll me fitore të thellë fazën përgatitore në Austri

Vazhdon seria e fitoreve të Vllaznië gjatë fazës përgatitore në Austri. Kuqeblutë mposhtën thellë 6-0 ASV Oven Binder Splash. Skuadra e Josës shfaqi dominancën e saj që në pjesën e parë teksa Çoba fitoi një 11-metërsh që në minutën e gjashtë, por Gurishta goditi traversën, pa mundur të tundte rrjetën. Kruja pak çaste më vonë realizoi, por në pozicion jashtë loje, gjithsesi kuqeblutë shënuan tre gola të njëpasnjëshëm me autorë Aralicën, Çobën dhe Hericin. Goli i katërt erdhi pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë dhe mban firmën e Jonuzit. Në minutat 39’ e 42’ Kruja do të shënonte golin e pestë dhe të gjashtë.

Në pjesën Josa ka aktivizoi lojtarët e tjerë, por munguan golat. Rezultati i pjesës së parë do të ishte ai i gjithë takimit (6-0). Kjo ishte miqësorja e fundit në Austri e Vllaznisë, që këtë të mërkurë do të kthehet në Shkodër.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency