Kategoria Superiore

Vllaznia e papërmbajtshme në merkato, merr edhe një sulmues me eksperiencë!

Vllaznia synon minimalisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye vazhdon të përforcojë skuadrën me elementë cilësorë. Në orët e vona të së premtes klubi shkodran zyrtarizoi një tjetër goditje. Bëhet fjalë për sulmuesin Christopher Mandiangu i cili vjen me kërkesë të trajnerit Thomas Brdaric që e njeh shumë mirë pasi futbollisti me origjinë kongoleze vite më parë ka luajtur për skuadrat e moshave të kombëtares gjermane. 28-vjeçari i cili luan si sulmues anësor ka një karrierë të pasur pasi është aktivizuar në shumë shtete të Europës. Sëfundmi ai ka qenë pjesë e skuadrës së Widzew Lodz në ligën e tretë polake, ku është aktivizuar në 25 takime vetëm 3 prej tyre si titullar dhe ka shënuar 4 gola. Mandiangu ka qenë pjesë edhe Septemvri Sofia në ligën e parë bullgare ku ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje dhe e Jaros në Finlandë me të cilët ka realizuar 8 gola në 23 takime. Statistikat e tij në 3 vitet e fundit janë pozitive ndërsa në karrierën e tij është aktivizuar fillimisht në ligat e ulta në Gjermani, për të kaluar më pas në Holandë, Sllovaki e Austri. Tashmë ai do të provojë një eksperiencë të re Vllaznia në kampionatin shqiptar, ku do të jetë një nga vlerat e shtuara të skuadrës së Brdaric në sulm.

“KF Vllaznia bën realitet një tjetër goditje në merkato. Ashtu siç ishte premtuar, sonte zyrtarisht është bërë pjesë e klubit tonë edhe futbollisti Christopher Mandiangu.Sulmuesi anësor konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në sezonin e ri dhe padyshim që besimi është i madh tek aftësitë e tij.Mandiangu ka firmosur një kontratë njëvjeçare me KF Vllaznia dhe nga nesër do të jetë në dispozicion të stafit teknik! Mirë se erdhe tek Vllaznia Christopher!”, njofton klubi shkodran.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency