Futboll

Vllaznia jep sinjale shprese për Superioren!

Kupa e Shqipërisë dha sinjale pozitive për Vllazninë që triumfoi ndaj Kamzës dhe mbi të gjitha me përmbysje rezutlati. Të mësuar me Kategorinë e Parë, kishte shumë kureshtje për të mësuar formën e shkodranëve, të cilët kanë befasuar ndaj një rivali të Superiores. Jo vetëm suksesi në sfidën e parë të 1/8-ave të finaleve të Kupës së Shqipërisë por ajo që jep shpresë tek kuqeblutë është loja e zhvilluar, pasi për 90 minuta kanë dominuar kundërshtarin, që një edicion më parë triumfoi ndaj tyre duke qëndruar në elitë për të zbritur pikërisht Vllazninë nga kategoria.

Dëshira për të treguar forcën ka qënë e madhe aq sa ka ndikuar dhe në finalizimin e aksioneve të ndërtuara, me shkodranët që kishin mangësi përqendrimi përpara portës së kundërshtarit. Nëse i hedh një sy formacionit dhe grupit të Vllaznisë e kupton qartë përse ky ekip meriton të jetë mes më të mirëve. Lojtarët janë nga më të kërkuarit edhe në Superiore, madje ka të rinj premtues që synojnë të kalojnë në kampionate më të mirë. Erdenis Gurishta, Valdo Zeqar, Ardit Krymi apo Silvio Zogaj japin garanci për të ardhmen, jo vetëm për cilësitë por edhe për moshën që kanë. Në Shkodër drejtuesit e kanë të ditur se çfarë strategjie duhet të zgjedhin, pasi mesazhi i trajnerit Hasan Lika është i qartë.

Kjo skuadër ka nevojë vetëm për dy tre përforcime cilësore që të rikthehet e denjë edhe në Superiore.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency