Lajme

Vllaznia kthehet te enjten, miqësore me Tërbunin në Shkodër

Pasditen e kësaj të enjteje Vllaznia u jep fund përgatitjeve në Malin e Zi për t’u kthyer në Shkodër. Gjatë minifazës 12 ditore të zhvilluar në Ulqin, ekipi i Ernest Gjokës ka marrë ngarkesën e duhur fizike për të përballuar pjesën e dytë të sezonit, ku objektivi madhor është mbijetesa në Kategorinë Superiore.
Vetëm ndeshja e fituar përballë ekipit B është e pamjaftueshme për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe përshtatjen e blerjeve të reja. Trajneri Gjoka ka gjetur akordin me homologun e tij, Krepi, që sapo të kthehen në Shqipëri, kuqeblutë të luajnë përballë Tërbunit.
Testi përballë pukjanëve është parashikuar të luhet të premten, ndërsa mbetet ende në dilemë vendi. Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira, miqësorja e Vllaznisë me Tërbunin do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Në të kundërt, ajo do të spostohet në stadiumin me bar artificial “Reshit Rusi”, në mënyrë që të mos dëmtohet tapeti i impiantit për startin e kampionatit, me Vllazninë që në ndeshjen e javës së 17-të, më 27 Janar do të luajë përballë Kukësit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency