Kategoria Superiore

Vllaznia me dy seanca, të shtunën miqësorja me Veleçikun

Ekipi i Vllaznisë kërkon ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme ndërprerjen e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar.

Gjatë këtyre ditëve stafi teknik ka hartuar një program të ngjeshur stërvitor, me dy seanca në ditë. Nga ana tjetër, trajneri Jonuz ka menduar që në fund të javës të ketë edhe një ndeshje miqësore për ekipin.

Është rënë dakord që të luhet ndaj Veleçikut pasditen e së shtunës. Ndeshja do të luhet në orën 17.00, në fushën e kompleksit sportiv “Zmijani”. Natyrisht që kjo miqësore do t’i shërbejë stafit teknik për të parë edhe më mirë ekipin në prag të sfidës së radhës, ndaj Teutës në transfertë.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency