Conference League

Vllaznia me mision të vështirë, zbulohen 5 kundërshtarët e mundshëm

Vllaznia do të njohë nesër kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e dytë eliminator të Conference Leagues, teksa UEFA ka përcaktuar sot edhe grupin prej 5 skuadrash ku do të përzgjidhet rivali i kuqebluve.

Dinamo Tbilisi, Bate Borisov, Kairat Almaty, Universitatea Craiova dhe Maccabi Tel Aviv janë 5 kundërshtarët e mundshëm të kuqebluve, teksa duket qartë që bëhet fjalë për ekipe shumë të forta dhe me traditë në Europë.

Vllaznia fitoi të drejtën për të garuar direkt në turin e dytë të Conference League, pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe do të nisë rrugëtimin europian më 21 korrik, ndërsa nga nesër skuadra do të nisë punën nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency