Vllaznia mendon për të ardhmen, firmosin 2 talente
Vllaznia mendon për të tashmen por edhe për të ardhmen. Në klubin shkodran po hedhin bazat për të ndërtuar një skuadër shumë herë më të fortë se kjo aktuale. Sytë e drejtuesve të Vllaznisë janë nga akademia aty ku kuqeblutë kanë prodhuar talente. Sëfundmi me Vllazninë kanë nëshkruar dy futbollistë të tjera që vinë nga akademia dhe më konkretisht nga skuadra U-19. Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj që gjithashtu është pjesë e edhe kombëtares shqiptare të 19-vjeçarëve që drejtohet nga Erjon Bogdani por edhe për sulmuesin Kamelio Palushani i cili prej dy sezonesh është golashënuesi më i mirë i Vllaznisë U-19. Të dy këta lojtarë premtojnë shumë për të ardhmen dhe kanë firmosur kontrata afatgjata me Vllazninë.




