Futboll

Vllaznia mund Shënkollin dhe shpallet kampione e Kategorisë Superiore U-17

Vllaznia është kampione e Kategorisë Superiore për grupmoshën U-17 pasi mposhti skuadrën e Shënkollit në finalen e madhe të këtij sezoni futbollistik!

Një sfidë mjaft emocionuese që u zhvillua në stadiumin e Kamzës këtë pasdite dhe që pa shkodranët në fund të 90 minutave të buzëqeshnin, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0.

Pjesa e parë e lojës ishte mjaft e balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste në portat kundërshtare, teksa ishin shkodranët ata që kaluan të parët në avantazh dy minuta para mbylljes së pjesës së parë, duke shfrytëzuar mirë momentin.

Sakaq, në fraksionin e dytë, djemtë e Vllaznisë realizojnë edhe katër gola të tjerë në minutat 49-të, 52-të, 59-të dhe 90-të ku spikati tregolëshi i Zaganjorit, duke i dhënë triumfin shkodranëve për këtë grupmoshë, pas një sezoni fantastik!

Në përfundim të kësaj sfide finale u zhvillua edhe ceremonia e kurorëzimit të kampionëve U-17, në këtë edicion, Vllaznia, me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Gjergji Petro që i dorëzoi Kupën Vllaznisë U-17.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency