Kategoria Superiore

Vllaznia-Partizani, histori e traditë në “Loro Boriçi”, sfidë mbijetesë në Korçë

Në “Loro Boriçi” do të luhet një prej takimeve më interesante të javës së 12-të të Abissnet Superiores: Vllazani do të presë Partizanin. Diferenca mes këtyre dy skuadrave është vetëm 2 pikë, ndërsa në fazën e parë barazuan 1-1 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, një tregues për ekuilibrin që kanë këto dy ekipe.

Partizani e ka lënë pas atë nisje jo të mirë të kampionatit, teksa mes Kupës dhe Superiores ka arritur që të marrë 5 fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, duke mos njohur humbje. Të besuarit e Ilir Dajës duan vazhdimësinë dhe në Shkodër, aty ku do të gjejnë një prej skuadrave që po ashtu po kalon një moment të mirë.

Skuadra shkodrane ka sulmin e tretë më të mirë pas Tiranës dhe Kukësit, duke u renditur pikërisht pas këtyre dy ekipeve, por përballë do të ketë të kuqtë, që kanë mbrojtjen e dytë më të mirë, teksa kanë pësuar 10 gola.

Kryeqytetasit gjatë këti edicioni kanë mundur që të marrin vetëm një fitore jashtë fushe, pikërisht ndaj Kastriotit të vendit të fundit.

Trajneri Tomas Brdariç nuk do të ketë të gatshëm Ante Aralica, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Teutën. Kroati ka qenë një element shumë i rëndësishëm në skuadrën kuqeblu dhe mungesa e tij mund të peshojë, megjithatë alternativat në repartin e avancuar nuk mungojnë.  Daja, në anën tjetër, ende nuk ka të disponueshëm portierin Hoxha, ndërsa vijon të jetë i padisponueshëm dhe Lucas Cardoso.

Po në të njëjtën orën, pra në 14:45, në Korçë do të luhet Skënderbeu-Egnatia, një duel mes dy skuadrave që por pozitat që kanë luftojnë për mbijetesë. Egnatia vetëm pak ditë më parë shkarkoi Gugash Maganin, duke ia besuar stolin Zekirija Ramadanit, që debuton te rrogozhinasit pikërisht ndaj bardhekuqve. Në përplasjen e fazës së parë, në Rrogozhinë, të dyja skuadrat ndanë pikët me një barazim 1-1. Për Skënderbeun është opsion vetëm fitorja, të njëjtën gjë kërkon edhe Egnatia, pasi me kalimin e javëve po “shtrëngohet laku” sa i përket objektivit mbijetesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency