Kategoria Superiore

Vllaznia plotëson dëshirën e Brdariç, nënshkruan me një mesfushor malazez

Vllaznia gjen më në fund mesfushorin e shumëkërkuar nga trajneri Thomas Brdaric, pasi drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati ka prezantuar pasditen e sotme malazezin Milos Kaleziç.

Tekniku gjerman kishte kërkuar me ngulm edhe një shkatërrues tjetër, pasi ka vetëm Ardit Krymin në atë rol, ndërsa drejtuesit prej kohësh kishin nisur kërkimet, por vetëm ditën e sotme firmosën zyrtarisht me 27-vjeçarin.

Fillimisht për këtë rol u afrua ish mesfushori i Shqipërisë U21, Klodian Gjino, i cili u largua pas vetëm dy ditësh në Shkodër, për arsye ende të paqarta, ndërsa së fundi kuqeblutë kishin nisur negociatat me Kaleziç.

Sot ka ardhur edhe firma mbi kontratë me mesfushorin, që do të jetë i lidhur për një sezon me Vllazninë, ndërsa shkodranët kanë ruajtur opsionin për rinovimin e bashkëpunimit edhe me një tjetër vit, nëse gjërat mes palëve do të shkojnë mirë.

Milos Kaleziç ka një karrierë mjaft të pasur në kampionatin malazez të futbollit, pasi më herët ka veshur fanellat e skuadrave si Buducnost, Mogren, Iskra, Petrovac dhe së fundi OFK Titograd, me të cilën ka luajtur deri në fund të vitit të kaluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency