Vllaznia pret Kukësin, shkodranët kërkojnë “hakmarrje” për fazën e parë
Pritet të jetë një sfidë mjaft e luftuar ajo e sotmja në stadiumin Loro Boriçi mes Vllaznisë vendase dhe Kukësit. Diferenca në tabelën e klasifikimit mes të dyja skuadrave është vetëm tre pikë në favor të verilindorëve, ndaj kuqeblutë do të tentojnë gjithçka që rivalët të mos shkëputen edhe më shumë.
Ajo që bie në sy është se të dyja skuadrat deri në këtë pikë të kampionatit kanë pësuar nga 15 gola, megjithatë në fazën sulmuese, Kukësi është më mirë teksa ka shënuar 28 gola ndaj 22 të Vllaznisë.
Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë prej dy rezultateve të ndryshme, teksa Vllaznia u ndal në një barazim pa gola ndaj Dinamos, ndërsa Kukësi mori një fitore me përmbysje ndaj Partizanit pikërisht në Loro Boriçi.
Megjithatë, një aspekt që të besuarit e trajnerit Thomas Brdaric mund ta përdorin si një motivim ekstra është “hakmarrja” për atë humbje që verilindorët i shkaktuan shkodranëve në fazën e parë me rezultatin 2-0.



