Kategoria Superiore

Vllaznia prezanton Sukajn, Xhevahiri kthehet në shtëpi

Xhehavir Sukaj është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Pas bisedimeve që nisën në fundin e Dhjetorit të kaluar, ajo që triumfoi ishte zgjedhja e zemrës. Për kuqeblutë që kërkonin me çdo kusht të të rikthëenin në shtëpi sulmuesin, por edhe për vetë 30-vjeçarin, i cili dëshiron me çdo kusht që në këto momente të vështira të ndihmojë skuadrën ku është formuar si futbollist. Në praninë e administratorit të klubit, Astrit Gjyrezi, Sukaj firmosi kontratën që e lidh me Vllazninë deri më 31 Maj 2018, për të luajtur në “Loro Boriçi” në gjysmën e mbetur të sezonit. Lojtari, që rikthehet në Shkodër për herë të katërt në karrierë, ku paraqitjet e fundit që ishin ato të sezonit 2011-2012, pozoi me fanellën kuqeblu, ndërsa do të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Ulqinit për fazën përgatitore. Për Vllazninë, Xhehavir Sukaj i dha fund me konsensus kontratës me Partizanin, ndërsa refuzoi edhe Kukësin. Sulmuesi është cilësuar si blerja më e rëndësishme në Shkodër, me trajnerin Ernest Gjoka që kërkonte një “bomber” i cili do të siguronte golat dhe pikët e mbijetesës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency