Kategoria Superiore

Vllaznia prezanton trajnerin gjerman Brdariç dhe ndihmësit e tij shkodranë

Ashtu siç pritej, Vllaznia ka prezantuar sot trajnerin e ri, që do të jetë gjermani me origjinë kroate, Thomas Brdariç. Ky i fundit ka mbërritur në Shkodër prej disa ditësh dhe ka diskutuar për të gjithë detajet me drejtuesit e klubit, për të hedhur më pas firmën mbi kontratë.

Trajneri Brdaric u prezantua nga drejtori sportiv Matko Djarmati, i cili bëri edhe përkthimit e 45-vjeçarit në konferencën për shtyp, ndërsa u prezantuan gjithashtu edhe stafi ndihmës i teknikut gjerman.

Kështu ndihmësi i tij i parë do të jetë ish trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori, ndërsa stafi do të kompletohet nga Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, me këtë të fundit si trajner i portierëve të Vllaznisë.

“Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë. Shpresojmë të arrijmë objektivat që ka klubi për të kapur Kupat e Europës. Kam disa ditë në Shkodër dhe kam parë gjithçka sa i përket klubi, terreneve. Uroj që bashkëpunim të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm. Iu përgjigja pozitivisht ftesës së një klubi me emër si Vllaznia. Tani duhet t’i futemi punës, pasi skuadra ka nevojë për përforcime”, është shprehur trajneri Brdaric në konferencën për shtyp.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency